UBT News

Zyrtarja e OKB-së kërkon që sistemi ushqimor në Kosova të jetë sa me gjithëpërfshirës

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë organizuar dialogun për sisteme ushqimore në Kosovë.

E nga ky dialog u tha se duhet të krijohet një sistem i cili duhet të jetë më gjithëpërfshirës në sigurinë e ushqimit, por që po shihet shumë i vështirë transformimi i tij.

Dardan Abazi nga INDEP, tha se një debat i këtij lloji ka munguar në vend, derisa shtoi se jemi mbërthyer me tema politike.

“Ky është diskutimi i parë që Kosova e ndërmerr në përpjekje për siguri të ushqimit. Ky dialog është i rëndësishëm për të nisur një debat që ka munguar në Kosovë pasi që jemi mbërthyer me tema politike”.

Ndërsa Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë tha se Kosova ka potencial dhe kushte të mira natyrore për të shtyrë këto procese përpara.

“Jo të gjithë e dinë se cilësinë e ushqimit këtë që e konsumojnë apo pasojat dhe benefitet që krijohen. Kemi potencial të jashtëzakonshëm dhe cilësor, kushte të mira klimatike”.

“Përmes kësaj do të sigurohemi të kemi një sistem ku fermerët e vegjël dhe bizneset të jenë të fuqizuar, por transformimi i sistemit ushqimor është vërtet detyrë e vështirë. Rëndësia e kësaj teme është e drejtuar drejt veprimeve”.

Koordinatorja e OKB-së për zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson kërkoi që sistemet ushqimore të jenë sa më gjithëpërfshirëse.

“… sistemet ushqimore duhet të jenë më gjithëpërfshirëse. Kemi pasur një diskutim se çfarë të bëjmë me mbeturinat e ushqimeve. Duhet t’i qasemi ushqimeve të shëndetshme”.

“Nëse futemi në Afrikë në Sahar kemi të bëjmë me obezitetin për shkak të ushqimeve që ata konsumojnë, dhe industria e ushqimit duhet të shikohet me kujdes. Varfëria është rritur për shkak të Covidit, por ende nuk e dikë ndikimin që e ka pasur në Kosovë”.

Por që të nevojshme po e sheh rishikimin e tërë sistemit ushqimore, Robert VanOterdijk zyrtar i agro-industrisë në Evropën Qendrore.

“Sistemi i ushqimit është i rëndësishëm. Për të pasur një veprim efektiv në fushën e furnizimit me ushqimit është esenciale të shikohet i gjithë sistemi. Në thelb të sistemit ushqimor është qëllimi që me siguruar ushqim për të gjithë”.

Exit mobile version