Shqipëria do ta luajë ndeshjen miqësore në muajin qershor kundër Lihtenshtajnit. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Lihtenshtajnit që ky takim të zhvillohet në Austri më 3 qershor. Orari dhe stadiumi do të përcaktohen në ditët në vazhdim.
Ndeshjet miqësore janë në kuadër të përgatitjeve për evropianin “Gjermani 2024”. FSHF fillimisht ka njoftuar për dy ndeshjet miqësore që do të luhen në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë.
Në ditët në vijim FSHF do të njoftojë edhe për biletat e ndeshjeve miqësore./UBTNews/