Tanimë është konfirmuar zyrtarisht koha e fillimit të meçit mes Anthony Joshua kundër Francis Ngannou.
Federata e Sporteve të Arabisë Saudite ka konfirmuar se dueli midis dy gjigantëve do të fillojë në orën 23:20 me orë të Britanisë së Madhe, ndërsa me orën tonë lokale do të fillojë nga ora 00:20.
Përballja mes dy gjigantëve do të fillojë pas meçit mes Zhilei Zhang dhe Joseph Parker, e cila është e vlefshme për kampionin e përkohshëm të peshave të rënda të WBO.
Meçi Zhang-Parker do të zhvillohet me rregulla standarde të boksit, prej 12 raundesh nga tre minuta, ndërsa Joshua-Ngannou do të ketë vetëm dhjetë raunde.
Ndryshe kjo përballje do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’ të kryeqytetit saudit, Riad./UBTNews/