UBT News

Zyrtari më i lartë i transportit në Komisionin Evropian jep dorëheqje pasi kishte pranuar udhëtime falas për në Katar

Shefi i departamentit të transportit të Komisionit Evropian ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për fluturimet falas nga Katari, sipas një zëdhënësi.

Udhëtimet ishin bërë ndërsa ekipi i tij po negocionte një marrëveshje të madhe të aviacionit me shtetin e Gjirit.

Sipas tri burimeve të gazetës Politico, Henrik Hololei do të largohet nga pozicioni i tij si drejtor i përgjithshëm i departamentit të transportit dhe do të bëhet këshilltar politik në departamentin e Komisionit përgjegjës për bashkëpunimet e çështjeve ndërkombëtare.

Ekzekutivi i BE-së tha më parë se udhëtimet e Henrik Hololeit ishin brenda rregullave dhe se të gjitha konfliktet e mundshme të interesit ishin “shqyrtuar me kujdes dhe përjashtuar” në atë kohë./UBTNews/

Exit mobile version