Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, është zyrtarisht lojtari më i ri i CFR Cluj në Rumani. Klubi rumun ka konfirmuar transferimin përmes një njoftimi zyrtar, duke e cilësuar Emërllahun si “lojtarin më të mirë në Kosovë”.
Presidenti i CFR Cluj, Nelu Varga, ka zbuluar se klubi ka paguar 700 mijë euro për mesfushorin therandas, ndërsa Ballkani ka ruajtur 15% të kartonit të tij për një transferim të ardhshëm.
“Mirë se vjen, Lindon, dhe shumë suksese në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun./UBTNews/