UBT News

Zyrtare, Xherdan Shaqiri lojtar i Lyonit

Xherdan Shaqiri edhte zyrtarisht është larguar nga Liverpooli për të vazhduar karrierën në Francë te skuadra e Lyonit.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar klubin francez ne faqen zyrtare ku ka shkruar:

“Olympique Lyon janë të kënaqur që më në fund kanë arritur marrëveshje në parim me Liverpoolin, për transferimin e mesfushorit zviceran Xherdan Shaqiri, i cili luajti kundër Francës në 1/8-tën e finales së Kampionatit Evropian EURO 2020”, thuhet në njoftimin e Lyonit.

Ky transferim bëhet e ditur se i ka kushtuar kësaj skuadra 12 milionë euro.

Exit mobile version