Më në fund është zyrtare.
Djali planprishës kthehet, Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri.
“Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028,” shkroi Real Madrid në një deklaratë zyrtare.
“Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe futbollit botëror. Ai veshi fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë asaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë të Evropës në Lisbonë, një Superkupë Evrope, një titull të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.”