UBT News

Zyrtare: Vinicius rinovon kontratën me Realin

Real Madridi e ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me Vinicius Junior për rinovimin e kontratës.

Kontrata e re e Vinicius Jr do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri më 30 qershor të vitit 2027.

Vinicius iu bashkua Realit në korrik të vitit 2018 si një 18 vjeçar, dhe e bëri debutimin e tij për Real Madrid Castilla më 26 gusht.

Përgjatë gjashtë sezoneve me Realin, Vinicius ka arritur të bëjë 235 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 63 gola dhe duke fituar plot nëntë trofe.

Vinicius fitoi një titull të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Kupës së Botës për Klube, një titull të Super Kupës Evropiane, dy tituj të La Ligas, një titull të Kupës së Mbretit dhe dy Super Kupa Spanjolle.

Exit mobile version