UBT News

Zyrtare: Vasquez te Reali deri më 2024

Lucas Vasquez ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Ai do të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë edhe për tri sezone tjera, deri më 2024.

Ai ka zhvilluar deri më tani 240 paraqitje, ka shënuar 26 gola dhe ka fituar 12 trofe, teksa 29-vjeçari është produkt i akademisë së Real Madridit.

Ai u largua në vitin 2014 në formë huazimi te Espanyol, për t’u kthyer në Madrid në vitin 2015 dhe ka qenë pjesë shumë e rëndësishme në skuadrën e Zinedine Zidane që triumfoi tre herë me radhë në Ligën e Kampionëve. 

Exit mobile version