UBT News

Zyrtare: Van Gaal merr drejtimin e Holandës për herë të tretë

Louis van Gaal është emëruar trajner i ri i Holandës për herë të tretë në karrierë, pas largimit të Frank de Boer në muajin qershor.

De Boer u tërhoq nga posti i trajnerit pas eliminimit zhgënjyes të Holandës në 1/16-tën e Euro 2020 nga Republika Çeke dhe Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) tani janë kthyer në një fytyrë të njohur për të stabilizuar anijen.

Van Gaal është emëruar në një marrëveshje fillestare njëvjeçare për të mbikëqyrur pjesën e mbetur të sezonit kualifikues të Kupës së Botës.

Nëse Holanda arrin kualifikimin në Katar 2022, Van Gaal do të mbetet automatikisht trajner së bashku me ndihmësin e tij Danny Blind.

“Trajneri ynë i ri, Van Gaal”, ishte njoftimi i shkurt në faqen zyrtare të Holandës. Në anën tjetër, Van Gaal e ka cilësuar si nder marrjen e drejtimit të kombëtares.

Exit mobile version