Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Slloveni, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi do të gjykohet nga italiani Marco Guida, i cili është caktuar si gjyqtar kryesor i sfidës.
Atij do t’i asistojnë bashkëkombasit Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Chiffi.
Në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Di Bello si Video Assistant Referee dhe Valerio Marini si Assistant VAR.
Ky ekip arbitrash italian pritet të drejtojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të raundit kualifikues, ku Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv përballë Sllovenisë në “Fadil Vokrri”./D.B/KP