Me fillimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 për më pak se një muaj, Spanja ka shpallur skuadrën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turne.
Dhe, deri në tre lojtarë të Barcelonës janë thirrur nga trajneri i Spanjës U-23, Santi Denia për Olimpiadën.
Në të vërtetë, ylli i fundit Pau Cubarsi morri një thirrje pasi u la jashtë skuadrës për Kombëtaren e Spanjës nga Kampionati Evropian Euro 2024.
17-vjeçarit do t’i bashkohet edhe mbrojtësi Eric Garcia, i cili është rikthyer te Barcelona pasi kaloi një periudhë të suksesshme në huazim te Girona.
Ylli i tretë i Barçës që hyn në listën e skuadrës është mesfushori sulmues Fermin Lopez, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Spanjës në Euro 2024, por nuk është përdorur shumë nga trajneri Luis de la Fuente.
Kishte shqetësime se Denia mund të thërriste Lamine Yamal pavarësisht përfshirjes së tij në Euro, por 16-vjeçari i mrekullueshëm nuk është emëruar në skuadër.
Alejandro Balde, i rikuperuar nga një dëmtim, gjithashtu nuk është përzgjedhur pavarësisht zërave që sugjerojnë se thirrja e tij ishte një mundësi. I huazuari i rikthyer Ansu Fati gjithashtu nuk është pjesë e skuadrës.