UBT News

Steven Gerrard trajneri i vitit në Skoci

Steven Gerrard ka fituar çmimin si ‘Trajneri i Vitit’ në Skoci.

Legjenda e futbollit anglez fitoi këtë çmim me meritë, pasi arriti ta shpallte kampion klubin e Rangersit pas 10 viteve.

Me Rangers, këtë sezon Gerrard bëri 55 ndeshje, shënoi 43 fitore – barazoi 10 herë dhe pësoi vetëm dy humbje.

Ai arriti ta fitonte titullin e premierligës skoceze me 23 pikë dallim nga vendi i dytë, rivali Celtic.

Exit mobile version