Steven Gerrard edhe zyrtarisht është emëruar si trajner i klubit anglez Aston Villa.
Ish-mesfushori i Liverpoolit ishte trajner i skuadrës skoceze Glasgow Rangers me të cilin e fitoi titullin e ligës atje duke e përfunduar sezonin pa asnjë humbje.
41-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me futbollin e tij cilësor dhe shumë sulmues në Glasgow, skuadër të cilën e drejtoi që nga vitit 2018, përcjellë KosovaPress.