UBT News

Zyrtare: Reali blindon Ceballosin

Real Madridi dhe Dani Ceballos kanë rënë dakord për ta rinovuar kontratën, e cila do ta mbajë tani atë në klub deri në qershor të vitit 2027.

Dani Ceballos ka veshur fanellën e Realit në 120 ndeshje përgjatë katër sezoneve, në të cilat ai fitojë plot 11 tituj.

Dy Liga të Kampionëve, tri Kupa të Botës për Klube, dy Super Kupa Evropiane, një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy Super Kupa të Spanjës.

Po ashtu, Dani Ceballos ka bërë 13 paraqitje për Spanjën, ndërsa ai ishte kampion evropian me grupmoshat U19 dhe U21 të Spanjës.

Exit mobile version