UBT News

Zyrtare, Real Madridi transferon Endrick

Real Madridi edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e sulmuesit brazilian Endrick.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të gjigantit spanjoll ku thuhet se marrëveshja me Palmeiras është mbyllur.

“Real Madrid CF, Sociedade Esportiva Palmeiras, Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari do të jetë në gjendje t’i bashkohet Real Madridit kur të mbush moshën 18 vjeçare në korrik të vitit 2024”.

Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë stërvitjen e tij në SE Palmeiras. Lojtari në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit spanjoll.

Për shërbimet e Endrick raportohet se Reali ka paguar 60 milion euro.

Exit mobile version