UBT News

Zyrtare: PSG përforcon mesfushën

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Paris Saint-Germain e ka konfirmuar transferimin e Manuel Ugartes.

Ugarte transferohet nga Sporting Lisbona te kampioni francez, ku tarifa e transferimit të tij kap shumën e 60 milionë eurove.

Mesfushori shkatërrues uruguaian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin, e cila do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri më 30 qershor të vitit 2028.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të mirëpres Manuel Ugarten në skuadrën e parë për sezonin 2023/24. Reprezentuesi uruguaian, i cili do të bartë numrin 4 në fanellë, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e cila zgjat deri më 30 qershor të vitit 2028”, shkruante në komunikatën e PSG.

Exit mobile version