UBT News

Zyrtare, Prishtina shkarkon Ismet Munishin

Klubi i Futbollit Prishtina e ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi një ditë pas humbjes nga Malisheva në kampionat.

Vendimi është marrë nga bordi i klubit me arsyetimin e mos arritjes së rezultateve të dëshiruara.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Exit mobile version