UBT News

Zyrtare: Pas 18 vitesh ndahen Barcelona dhe Busquets

Një legjendë e Barcelonës përshëndetet me klubin.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Barcelona e ka konfirmuar se Sergio Busquets do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Busquets ka vendosur mos ta rinovojë kontratën edhe për një vit me Barçën, dhe tani do të shikojë ta nis një aventurë të re, ku raportohet për interesim nga klubet nga Amerika dhe Arabia Saudite.

Pas plot 18 vitesh së bashku, këtë verë do të ndahen rrugët mes Busquets dhe Barcelonës.

Gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, Busquets fitoi:

Tre tituj të Ligës së Kampionëve

Tre tituj të Kupës së Botës për Klube

Tetë tituj të La Ligas

Tre tituj të UEFA Super Cup

Shtatë tituj të Kupës së Mbretit

Shtatë tituj të Superkupës së Spanjës

E ardhmja e Busquets pritet të jetë në Arabinë Saudite, pasi që e fiton edhe një titull të La Ligas gjatë ditëve në vazhdim.

Exit mobile version