UBT News

Zyrtare: Ochoa rikthehet në Evropë, transferohet në Serie A

Portieri meksikan, Guillermo Ochoa i është bashkuar skuadrës së Serie A, Salernitanas si lojtar i lirë nga Club America.

Skuadra nga Liga Meksikane, Club America, ku Ochoa ka qenë duke luajtur që nga viti 2019, e falënderoi 37 vjeçarin të martën përmes një komunikate në Twitter duke i uruar atij sukses në aventurën e tij të radhës në Evropë.

Bëhet e ditur se Ochoa ka nënshkruar kontratë me Salernitanan e cila do ta mbajë atë në Serie A deri në qershor të vitit 2023.

“Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor të vitit 2023, me opsionin për ta rinovuar atë dhe do ta mbajë numrin 13 në fanellë”, shkruante në komunikatën e Salernitanas.

Ky transferim i Ochoas vjen pasi që Salernitana e konfirmoi se portieri, Luigi Sepe ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të këmbës.

Exit mobile version