Newcastle United ka konfirmuar emërimin e Eddie Howe si trajner të ri të klubit me një kontratë deri në verën e vitit 2024.
43-vjeçari vjen në Newcastle pasi u largua nga AFC Bournemouth verën e kaluar, duke i dhënë fund një lidhjeje të gjatë si lojtar dhe trajner i suksesshëm.
“Është një nder i madh të bëhem trajner i një klubi me historinë e Newcastle United. Është një ditë shumë krenare për mua dhe familjen time”, tha Howe.
“Kjo është një mundësi e mrekullueshme, por ka edhe shumë punë përpara nesh dhe unë jam i etur të shkoj në terrenin stërvitor për të filluar punën me lojtarët.
“Unë do të doja të falënderoja pronarët e klubit për këtë mundësi dhe të falënderoj mbështetësit e klubit për pritjen e jashtëzakonshme që më kanë bërë tashmë. Jam shumë i emocionuar për të filluar udhëtimin tonë së bashku.”, shtoi ai.
Newcastle ndryshe është në një pozitë shumë të vështirë në këtë edicion të Premier Ligës pasi ka mbledhur vetëm pesë pikë pas 11 ndeshjeve dhe renditet e parafundit në tabelë.