UBT News

Zyrtare, Newcastle shkarkon Steve Bruce

Tanimë është bërë zyrtare që pronarët e Newcastle United kanë shkarkuar trajnerin e tyre Steve Bruce.

Pritej që Bruce do të shkarkohej menjëherë pas blerjes së klubit nga “PIF” dhe sheikët e Arabisë Saudite, ku këta të fundit morën timonin e skuadrës së Newcastle ku dhanë dëmshpërblim prej 305 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.

Trajneri 60 vjeçari vazhdoi të ishte në krye të Newcastle edhe në humbjen 3:2 kundër skuadrës së Tottenham, ndeshje kjo që për Bruce ishte jubilare, respektivisht ndeshja numër 1,000 në karrierën e tij si trajner.

Kjo humbje e pozicionon Newcastle të parafundit në tabelë, dhe pa fitore në tetë ndeshjet e para të sezonit të ri të Premier Ligës angleze.

Me pronarët e rinj, të cilët kanë një buxhet të përbashkët prej 350 miliardë eurosh, mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i radhës për skuadrën e Newcastle United.

Exit mobile version