Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Ferizaj ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Ismet Munishin, që ky i fundit ta marrë drejtimin e klubit.
Pas negociatave të cilat përfunduan me sukses, Ferizaj dhe Munishi nënshkruajnë një marrëveshje dyvjeçare.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se pas negociatave të sukesshme, ka arritur që të përmbyllë marrëveshjen me trajnerin e njohur, Ismet Munishi. Marrëveshja e nënshkruar sot në zyret e klubit, ka të bëjë për një periudhë së paku 2-vjeçare. Ky projekti i nënshkruar mes klubit tonë dhe Munishit është afatgjatë, me synime të qarta dhe besim të hekurt mes vete”, thuhet në komunikatën e Ferizajt.
Në rolin e trajnerit, Ismet Munishi ka drejtuar skuadrat e njohura si Ballkanin dhe Gjilanin, ndërsa kishte udhëhequr edhe Llamkos Vushtrrinë me të cilën edhe ishte shpallur kampion, duke prodhuar lojtarë të kalibrit të lartë si Milot Rashica.
Së fundmi, Munishi ishte pjesë e Prishtinës, ku arriti që ta komponojë një skuadër shumë kualitative dhe konkurruese.