UBT News

​Zyrtare, Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi

Klubi i Futbollit Vëllaznimi ka njoftuar zyrtarisht se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa.

Në njoftimin zyrtar nuk është dhënë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.

KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet një njoftimin e skuadrës gjakovare.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në pozitën e pestë në Grupin A me 32 pikë të mbledhura.

Exit mobile version