UBT News

Zyrtare: Milani dhe Interi blejnë stadiumin “Giuseppe Meazza”

Milani dhe Interi kanë konfirmuar zyrtarisht blerjen e kompleksit të San Siros, që përfshin stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe zonën përreth tij. Marrëveshja u finalizua sot pas miratimit nga Këshilli i Qytetit të Milanos në muajin shtator.

Në një deklaratë të përbashkët, klubet thanë se ky është “një hap historik dhe strategjik që shënon fillimin e një kapitulli të ri për qytetin e Milanos dhe për të dy klubet”.

Projekti i ri, i cili do të udhëhiqet nga studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA, parashikon ndërtimin e një stadiumi modern me standarde ndërkombëtare dhe rigjenerimin urban të zonës San Siro.

Financimi i marrëveshjes u mundësua nga bankat ndërkombëtare Goldman Sachs dhe JP Morgan, së bashku me Banco BPM dhe BPER Banca.

Ky zhvillim pritet të hapë rrugën për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të bëhet simbol i ri i qytetit të Milanos dhe i futbollit italian./KP

Exit mobile version