Në mëngjesin e hershëm, Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi rezolutën për shitjen e zonës së San Siros te AC Milan dhe Inter për 197 milionë euro. Vendimi u mor pas një seance maratonë me tensione të shumta dhe protesta brenda e jashtë sallës.
Rezultati i votimit ishte 24 pro, 20 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa rolin vendimtar e luajti abstenimi i këshilltarëve të Forza Italia.
Investimi i parashikuar për projektin arrin në mbi 1.2 miliardë euro, duke përfshirë ndërtimin e stadiumeve të reja dhe rigjenerimin urban të zonës.
Ky vendim i hap rrugën një epoke të re për futbollin milanez, ndërsa San Siro historik do të hyjë në proces transformimi./S.K/KP/