UBT News

Zyrtare: Mendurim Hoti largohet nga Feronikeli

Mendurim Hoti ka bërë të ditur se ka përfunduar aventurën te klubi futbollistik nga Drenasi, Feronikeli.

Lojtari nga Malisheva ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se po largohet nga Nikli pas shtatë vitesh bashkëpunimi.

Aty, Hoti ka fituar Superligën e Kosovës, gjersa ka falënderuar edhe tifozët e klubit për përkrahjen e dhënë gjatë kohës së kaluar.

Është raportuar se sulmuesi i krahut do të kalojë te Prishtina, por ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Mendurim Hotit:

Faleminderit klubit të Feronikelit, presidentit dhe trajnerëve per ngrohtësine e dhënë për 7 vite bashkëpunim.

Së bashku kaluam shume minuta, kohe të bukura e kujtime të pa harrueshme të cilat u gdhendën për të qëndruar gjithmone në memorien e secilit prej nesh.

Për këto 7 vite u rritem bashke, fituam shumë tituj me të cilët i bëmë krenar ata që na perkrahen në qdo kohe.

Faleminderit “Tigrat e zi” që ishit aty për mua , për ne të gjithëve për të na përkrahur.

Faleminderit bashkëlojtareve dhe secilit pjestarë të klubit për ngrohtësine, mirësjelljen dhe bashkëpunimin që kishim.

Faleminderit të gjithë juve që keni besuar dhe në një menyre apo tjetrën keni qendruar gjithmonë prane meje.

Historia do të na bashkojë gjithmone

Nje pjesë e imja do të jetë përhere me ju!

Exit mobile version