Përmes një komunikate zyrtare, Manchester City e ka konfirmuar largimin e Riyad Mahrez nga klub.
Mahrez i bashkohet Ligës Profesionale Saudite, ku ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Al Ahlit.
Al Ahli do t’i paguajë Cityt afro 36 milionë euro për Mahrez, ndërsa ky i fundit i bashkohet dyshes Allan Saint-Maximin dhe Roberto Firminos.
Mahrez kaloi pesë vite me Cityn që prej se nënshkroi nga skuadra e Leicester Cityt në vitin 2018.
Aventura e Mahrez te City e pa atë të bëjë 236 paraqitje për kampionin anglez, në të cilat regjistroi 78 gola dhe 59 asistime.
Gjithashtu, Mahrez fitoi 11 trofe me Cityn dhe largohet nga klubi si fitues i tripletës në atë që rezultoi të jetë sezoni i fundit me kampionin anglez.