Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.
Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.
Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.
Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.
Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/