Gjiganti i futbollit kosovar, FC Prishtina, përmes një komunikate ka bërë sot zyrtare transferimin më të ri të klubit, kështu duke e përforcuar repartin e sulmit.
Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Shefit Shefiti, i cili për një kohë të gjatë ka qenë njëri nga dëshirat kryesore të trajnerit Ismet Munishi.
24-vjeçari shqiptar transferohet te Prishtina nga skuadra e Renovës, klub ky i cili është shuar për shkak të problemeve financiare.
Ndërkaq, para Renovës, Shefiti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione derisa i ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.
Pas testeve mjekësore të kryera me sukses, nënshkrimit të kontratës 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1-vit tjetër me Prishtinën, Shefiti është njohur me ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe është prezantuar edhe me futbollistët e klubit.