Chelsea ka prezantuar sot transferimin e parë të merkatos verore, i cili e përforcon repartin e mbrojtjes së “Bluve”.
Bëhet fjalë për Tosin Adarabioyo, i cili ka nënshkruar me Chelsean pasi u largua si lojtar i lirë nga Fulhami.
“Chelsea është një klub i madh dhe ky është një moment tejet i mirë për mua. Kam lindur shumë afër ‘Stamford Bridge’ dhe e bëra debutimin tim aty. Jam tejet i emocionuar dhe mezi po pres ta ndihmojë klubin që të arrijmë aty ku dëshirojmë”, tha Adarabioyo.