FC Barcelona ka informuar Real Betisin se ata do ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të rikthyer Emerson Royalin në skuadër nga 1 korriku pas dy sezonesh në huazim në klubin andaluzian.
I lindur në São Paulo të Brazilit më 14 Janar 1999, Emerson Aparecido Leite de Souza Junior, i njohur më mirë si Emerson Royal, është një mbrojtës i djathtë sulmues i cili do të përfshihet në Kupën e Amerikës me ekipin kombëtar brazilian, përcjellë KosovaPress.
“Mbrojtësi do të sjellë ritëm dhe një dimension sulmues në krahun e djathtë pasi braziliani ka shënuar pesë gola dhe 10 asistime me Betisin, klubin në të cilin ai ka luajtur që kur arriti një marrëveshje trepalëshe përfshirë Atletico Mineiron në janar të vitit 2019.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Barcelona.