Përmes një komunikate zyrtare, Real Madridi e ka bërë të ditur se mesfushori Toni Kroos ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në qershor të vitit 2024.
Kroos vazhdon qëndrimin te Reali edhe për një vit, ashtu siç dëshironin trajneri Carlo Ancelotti dhe presidenti i klubit, Florentino Perez.