“Ka një sulmuese të re suedeze në qytet: mirë se erdhe Kosovare Asllani!”, kështu e prezanton Milani futbollisten me prejardhje kosovare.
Futbollistja suedeze me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani edhe zyrtarisht është lojtarja më e re e gjigantit italian AC Milan.
Asllani kalon te klubi i femrave të Milanit në një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2024, nga Real Madridi, me të cilin sezonin që lamë pas bëri 20 paraqitje në të gjitha garat.
Ndërkaq, përgjatë atyre paraqitjeve, Asllani regjistroi gjithsej pesë gola, dy prej të cilëve erdhën nga pika e bardhë.
Përveç Real Madridit, 32 vjeçarja në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Paris Saint-Germain e Manchester City.
Ndërkaq, me Kombëtaren e Suedisë, Asllani deri tani ka arritur të bëjë 112 paraqitje, duke regjistruar gjithsej 29 gola.
Konfirmimin e Milanit për transferimin e Kosovare Asllanit e gjeni më poshtë.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Kosovare Asllanit, duke filluar nga sezoni 2022/2023.
Reprezentuesja suedeze, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2024”.