UBT News

Zyrtare, klubi i Serie-A shkarkon trajnerin

Sinisha Mihajlovic nuk është më trajner i Bolonjës. Trajneri serb e ka paguar shtrenjtë fillimin jo fort të mirë të kampionatit, me tre barazime dhe dy humbje të grumbulluara në pesë ndeshjet e para dhe është liruar nga posti i trajnerit nga klubi bolonjez.

Vendimi vjen pas takimit që u zhvillua sot mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit. Kështu përfundon aventura e tij e dytë në stolin rossoblù.

Mihajlovic, në fakt, pasi filloi karrierën e tij si trajner si zëvendës i Mancinit në Inter, kishte jetuar përvojën e tij të parë si trajner në Emilia, në sezonin 2008-2009, ndërmjet nëntorit, kur ai mori detyrën nga Arrigoni, deri në prill, i shkjarkuar dhe i zëvendësuar nga Papadopulo.

Më pas, ai drejtoi skuadra si Catania, Fiorentina, kombëtarja serbe, Sampdoria, Milano, Torino, deri në rikthimin në Bologna, në janar 2019.

Exit mobile version