Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi brazilian, Dani Alves është bërë me skuadër të re.
Pas një sezoni me gjigantin katalunas, Barcelona, Alves tani lë futbollin evropian dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Meksikë te skuadra e Pumas.
Braziliani i bashkohet Pumas si lojtar i lirë, ku kontratat mes dy palëve janë kompletuar, dhe Alves do të luajë në Meksikë deri në qershor të vitit 2023.
Dani Alves ka marrëveshje të plotë me Puman pasi që u largua nga Barcelona me përfundimin e kontratës së tij para disa javëve.