Ndeshja e planifikuar të zhvillohet me 4 tetor mes Juventusit dhe Napolit, në kuadër të javës së tretë të Serie A tashmë ka një datë zyrtare, e që është 17 mars.
Njoftimi u bë zyrtarisht nga Lega Serie A: “Njoftohet se ndeshja e Serie A, Juventus – Napoli, e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së parë, e pazhvilluar më 4 tetor 2020, do të luhet të mërkurën, më 17 mars 2021, duke filluar nga ora 18.45″.
Përcaktimi i datës 17 mars për këtë ndeshje konfirmon zërat që kishin dal disa ditë më parë.
Për ekipin e Gennaro Gattusos, ndeshja delikate në Torino është pjesë e një serie sfidash të vështirë si mysafir, pas luan ndaj Milanit në “San Siro”, më 14 mars, pastaj kundër Romës në “Olimpico”, më 21 të këtij muaji.
Për Juven kjo ndeshje do të luhet mes ndeshjeve kundër Cagliarit, në Sardenjë, dhe sfidës në “Allianz Stadium”, kundër Beneventos.