Kampioni i Italisë, Interi nga sot është bërë me president të ri. Pronarët e rinj të klubit, Oaktre e kanë emëruar Beppe Marottan si president të klubit i cili vjen si pasues i Zteven Zhang. Pas emërimit, Morotta u shpreh i bindur se Interi do të vazhdojë në rrugën e sukseseve edhe me pronarët e rinj.
“Gjatë këtyre ditëve, takimet kanë qenë të shpeshta dhe në sytë e mi ka qenë jashtëzakonisht e qartë se vizioni i Oaktree përkon shumë me rrugën që drejtuesit e Nerazzurrëve kanë ndërmarrë prej disa vitesh. Interi e ka në ADN-në e tij kërkimin e fitores dhe me meritë të madhe edhe këtë vit kemi një sukses shumë të rëndësishëm për të festuar. Scudetto-ja me yllin e dytë hyn në histori si një sezon që hodhi themelet për të ardhmen në fushë. Por të fitosh në futbollin e sotëm do të thotë dhe mbi të gjitha të jesh financiarisht i qëndrueshëm. Nuk është hera e parë që ky kuvend dëgjon një fjalim të tillë nga unë: është një bindje e thellë që e kam prej kohësh”, tha Marotta.
“Nga sa thashë deri më tani, do të kuptoni pse ndjenja ime e parë, me emërimin tim si president, është padyshim një ndjenjë përgjegjësie e shoqëruar me njëfarë krenarie. Ndjenja e përgjegjësisë do të më udhëheqë t’i jap Interit, lojtarëve, tifozëve, aksionerëve dhe të gjithë anëtarëve të këtij komuniteti çdo energji dhe çdo kompetencë. për të arritur rezultatet më të mira të mundshme si brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi ai.