Në një njoftim zyrtar sot, Interi ka konfirmuar kthimin e legjendës së tij, Samir Handanoviçit, në klub. Pas një karriere të shkëlqyer si portier dhe shërbimeve si vëzhgues për talentet e rinj, Handanoviç do të marrë drejtimin e skuadrës së U-17 në rolin e trajnerit.
Samiri, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2023, ka shënuar një karrierë të ndritur me Interin, duke luajtur në 455 ndeshje dhe fituar 5 trofe, përfshirë një titull kampion në vitin 2021 dhe dy Kupa Italie. Ai gjithashtu mbajt 3 rekorde të rëndësishme si portier i Interit.
Me përvojën e tij si trajner dhe pasi ka përfunduar kursin e trajnerit në “Coverçiano”, Handanoviç është gati për të filluar aventurën e tij të re si pjesë e stafit të teknikës së Interit.
Ky rikthim përforcon lidhjen e pashuar mes Samir Handanoviçit dhe Interit, duke e bërë atë një figurë të rëndësishme edhe jashtë fushe të lojës./UBTNews/