Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht Gennaro Gattuson si trajnerin e tyre të ri në “Artemio Franchi”.
“SportItalia” raportoi se trajneri kalabrian ishte afër marrëveshjes dy-vjeçare me Violan, të cilët tani kanë konfirmuar se Gattuso avjen në Firence.
Presidenti Rocco Commisso dha lajmin në rrjetet sociale: “Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës”.
Ish-trajneri i Milanit kaloi një vjet e gjysmë në Napoli, duke udhëhequr “Partenopei” në vendin e pestë në Serie A këtë sezon.