Tyson Fury do të ndeshet me Derek Chisora-n në ndeshjen e tyre të tretë në stadiumin “Tottenham Hotspur” më 3 dhjetor në Londër.
Fury, 34 vjeç, do të mbrojë titullin e tij botëror në WBC për herë të tretë kundër një boksieri që e ka mundur dy herë më parë.
Rivalët e peshave të rënda u ballafaquan në vitin 2011 dhe 2014, ku Fury fitoi në të dyja rastet.
Fury është i pamposhtur në 32 meçe, ndërsa 38-vjeçari Chisora po i afrohet fundit të karrierës dhe ka tre humbje në katër meçet e tij të fundit.
Chisora i dha fund një serie humbjesh prej tre ndeshjesh duke mposhtur Kubrat Pulev në korrik, ndërsa Fury lufton për herë të parë që nga ballafaqimi me Dillian Ëhyte në stadiumin “Wembley” në prill.
Fury njoftoi tërheqjen e tij pas asaj fitoreje, por që atëherë ka bërë një kthesë dhe tani dëshiron të luftojë me kampionin e unifikuar Oleksandr Usyk për të gjithë titujt kryesorë të peshave të rënda vitin e ardhshëm.
Fury ishte në bisedime për të luftuar Anthony Joshuan në dhjetor, por negociatat u ndërprenë midis të dy kampeve.