UBT News

Zyrtare: Frank de Boer nuk do të drejtojë më Holandën

Pas konsultimeve me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Holandës me Frank de Boer dhe agjentin e tij Guido Albers këtë pasdite, është vendosur që të dy palët të ndahen me efekt të menjëhershëm.

Frank de Boer ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë të jetë në krye, por edhe në baz të kontratës ai do të duhej të largohej.

Në kontratë shkruante se Holanda duhet ta zinte një vend në çerekfinale dhe në rast mosarritje të objektivit, ajo nuk do të rinovohej.

“Në pritje të vlerësimit, unë kam vendosur të mos vazhdoj si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë”.

“Kur u afrova të bëhesha trajner i kombëtares në vitin 2020, mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por unë gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte që nga momenti kur unë u emërova, ai presion vetëm po rritet tani, dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua, as për skuadrën në prag të një ndeshje kaq e rëndësishme për futbollin holandez në rrugën e tij drejt kualifikimit për Kupën e Botës”, ka thënë de Boer.

Në fund trajneri i ka falënderuar të gjithë, dukje nisur nga tifozët deri te lojtarët.

Exit mobile version