UBT News

Zyrtare: Franco Foda mbetet trajner i Kosovës deri në 2027

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje formale me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Kontrata që e konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar u nënshkrua zyrtarisht nga presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda më 6 tetor, ditën e parë të grumbullimit të ekipit, duke formalizuar kështu marrëveshjen e arritur më parë.

Sipas marrëveshjes së re, Foda do të drejtojë kombëtaren e Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatik nëse ekipi kualifikohet për Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda mori drejtimin e ekipit kombëtar më 17 shkurt të vitit të kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr kombëtaren në 17 ndeshje.

Deri tani, rekordi i teknikut gjerman është 11 fitore, 2 barazime përfshirë atë ndaj Rumanisë me rezultat 0-0 e 4 humbje. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version