Pas largimit të Erling Haaland, skuadra gjermane Borussia Dortmund ka bërë zyrtare edhe një tjetër largim nga klubi.
Tani bëhet fjalë për trajnerin Marco Rose, të cilin Dortmundi e ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me të.
Rose u emërua trajner i Dortmundit në fillim të këtij sezoni, por rezultatet jo të kënaqshme me klubin kanë ndikuar në shkarkimin e tij tani.
Që prej kalimit nga Borussia Monchengladbachi te Borussia Dortmundi, Marco Rose e ka drejtuar këtë të fundit në 46 ndeshje në të gjitha garat duke regjistruar 27 fitore, katër barazime dhe 15 humbje.