UBT News

Zyrtare, Cubarsi te Barcelona deri në vitin 2029

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin Pau Cubarsí deri në vitin 2029. Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së klubit për të ruajtur talentet e rinj, e udhëhequr nga Deco. Pas rinovimit të kontratave të Ronald Araujo, Pedri dhe Gavi, Barcelona ka siguruar boshte të rëndësishme për të ardhmen e ekipit.

Në maj 2024, klubi vendosi të blindonte Cubarsí-n me një kontratë deri në vitin 2027, duke rritur gjithashtu klauzolën e largimit të tij në 500 milionë euro, një hap për të mbrojtur mbrojtësin nga interesat e klubeve të tjera evropiane. Para kësaj, klauzola e tij ishte vetëm 10 milionë euro.

Pavarësisht moshës së tij të re, Cubarsí është bërë një lojtar kyç për trajnerin Hansi Flick. Ai ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni dhe ka luajtur në çdo ndeshje të Barcelona-s, duke dëshmuar rëndësinë e tij në formacionin e ekipit./UBTNews/

Exit mobile version