UBT News

Zyrtare: Courtois nënshkruan kontratë të re me Real Madridin deri më 2026

Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Thibaout Courtois për t’ia zgjatur kontratën deri më 2026.

Courtois iu bashkua Madridit nga Chelsea në verën e vitit 2018 për 35 milionë funte.

“Real Madrid C. F. dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Exit mobile version