UBT News

Zyrtare, Chelsea shkarkon Tuchel

Klubi anglez, Chelsea, përmes një komunikate zyrtare ka informuar se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Thomas Tuchel pas humbjes së befasishme në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagreb.

“Blutë” e Londrës e bënë zyrtare lajmin në fjalë para pak çastesh, pas humbjes mbrëmë me rezultat minimal 1:0 kundër Dinamo Zagrebit.

Kjo ishte humbja e tretë e Chelseat brenda shtatë ndeshjeve në të gjitha garat në edicionin 2022/23, ku ka pësuar humbje gjithashtu nga Southamptoni dhe Leeds në Premier Ligë.

Klubi i futbollit Chelsea ka ndarë rrugët sot me trajnerin Thomas Tuchel. Në emër të gjithëve te Chelsea, klubi dëshiron të tregoj falënderimet drejt Thomas dhe stafit të tij për të gjitha përpjekjet gjatë kohës së tyre me klubin. Thomas do ta ketë vendin e tij të merituar në historinë e Chelseat pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube”, shkruante në komunikatën e Chelseat.

Exit mobile version