UBT News

Zyrtare, Cancelo lojtar i Bayernit

Bayerni ka nënshkruar me portugezin João Cancelo në formë huazimi nga Manchester City. Mbrojtësi 28-vjeçar transferohet në Mynih në një marrëveshje që fillimisht do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual.

Hasan Salihamidzic , anëtar i bordit sportiv i Bayernit tha se është shumë i lumtur me ardhjen e Cancelos tek sa bëri të ditur se klubi synon ta mbajë atë për një kohë të gjatë.

“Ne jemi shumë të lumtur që João Cancelo tani do të luajë për Bayernin. Ne e kemi marrë atë në huazim tani dhe kemi mundësinë ta mbajmë për më gjatë. Ne kemi qenë duke menduar për një kohë të gjatë për Joaon sepse ne i vlerësojmë shumë cilësitë e tij. Ai është i përshtatshëm në sistemin tonë me stilin e tij sulmues të lojës dhe dinamizmin, dhe mentaliteti dhe përvoja e tij përshtaten shumë mirë në ekipin tonë. Jam i bindur se João do të na ndihmojë në javët dhe muajt e ardhshëm ku duam të fitojmë tituj”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Cancelo dhe se Bayerni është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe se synon tituj të tjerë me këtë ekip.

“Bayerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë, dhe është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që tani të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. E di që ky klub, ky ekip jeton për tituj dhe fiton tituj çdo vit. Unë jam gjithashtu i shtyrë nga uria për sukses. Unë do të jap më të mirën time për Bayern”, tha Cancelo.

Cancelo e filloi karrierën e tij profesionale te Benfica. Ai kishte luajtur në Valencia, Inter dhe Juventus përpara se të bashkohej me Manchester City në vitin 2019, ku ai ka bërë 154 paraqitje dhe ka shënuar nëntë gola. 

Exit mobile version