UBT News

Zyrtare: Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets e ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar.

Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës, me të cilën arriti ta fitonte Kupën e Botës në vitin 2010.

Po ashtu, mesfushori spanjoll do të vendos për të ardhmen e tij mes Barcelonës dhe skuadrës amerikane, Inter Miami gjatë muajve në vazhdim.

Që prej debutimit më 1 prill të vitit 2009 te Kombëtarja e Spanjës, Busquets ka arritur të bëjë 143 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola mbi emrin e tij.

Exit mobile version