UBT News

Zyrtare: Bersant Celina prezantohet te skuadra franceze Dijon

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, është bërë edhe zyrtarisht me skuadër të re, raporton Zeri.info.

Futbollisti me prejardhje nga Prizreni është prezantuar sot te skuadra franceze Dijon, që garon në Ligue 1 të Francës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit derisa Celina është prezantuar edhe me fanellën e re.

Në këtë mënyrë, Celina ka marrë dhuratën më të mirë për datëlindjen e 24-të.

Celina u transferua nga Swansea City e Championshipit anglez.

Bersanti më parë ka luajtur edhe me Manchester City dhe Twente. /Zeri.info

Exit mobile version